Durrës – Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas si dhe procedohet penalisht 1 shtetase, për vepra të ndryshme penale

Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas si dhe procedohet penalisht 1 shtetase, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
G. A., 51 vjeç, banues në Nikël,Krujë, për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe S. S., 53 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 55 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve G. T., 31 vjeç dhe S. T., 33 vjeç, ( vëllezër), banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bër kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S. J., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në Manëz, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me një automjet duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.