Durrës – Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.