Durrës/Vihen në pranga 6 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Durrës/Vihen në pranga 6 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 37 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi u kap gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, në lagjen nr. 18, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Fllakë, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 20 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin E. C., i cili është jashtë rezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 39 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit E. J., 20 vjeç dhe F. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe shpallën në kërkim shtetasin P. L., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 bateri kamioni, në një karburant, në autostradën “Tiranë-Durrës”. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.