Durrës/Vihen në pranga 6 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë 25-vjeçari, pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ndërkohë, punohet për kapjen e 26-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Këta specialistë arrestuan dhe shtetasit:
-B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe;
-I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.