Durrës – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. L., 36 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe A. M., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

A. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.