Durrës/Shkon në 7 numri i të arrestuarve për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi ishte në gjendje të dehur, arrestohet drejtuesi i automjetit.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë monitorimeve të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.
Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit, Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në gjendje të dehur iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim mos kryerjen e testit të alkoolit.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 61 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.
-Gjithashtu, po gjatë monitorimeve intensive u konstatuan dhe u arrestuan dhe dy drejtues automjetesh konkretisht shtetasit:
I. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
R. B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka përplasur këmbësorin ende i paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë muajt Janar 2025, Policia Rrugore e Durrësit dhe e Kavajës,ka vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë si dhe 14 drejtues automjetesh për drejtim të automjete në gjendje të dehur.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.