Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. G., 31 vjeç, banues në Skrapar, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. Sh., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.