Durrës – Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregull”, shtetasit:

A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

K. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 19 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.