U konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim, arrestuan në flagrancë shtetasin:
H. Sh., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l. Pas kontrollit në sistemin TIMS ka rezultuar se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, sepse më datë 10.09.2020, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Shijak është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.