Durrës – Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për shitje të dozave të cannabisit, për të kryer të njëjtën veprimtari kriminale, vihet në pranga 22-vjeçari

Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për shitje të dozave të cannabisit, për të kryer të njëjtën veprimtari kriminale, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, në lagjen nr. 17, 22-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi G. R. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅