Durrës
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetaseje, portofolin që i kishte humbur në rrugë.
Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen nr. 13 Durrës, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.
Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Stacionin e Policisë, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasen të cilës i kishte humbur portofoli.
Kjo shtetase është paraqitur në Stacionin e Policisë dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.
