Durrës – Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës, vihet në pranga autori i dyshuar

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh, 59 vjeç, banues në Durrës.

Patrulla e Policisë Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .