Durrës – Një tjetër shtetas vihet në pranga, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Durrës

Një tjetër shtetas vihet në pranga, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të dilte nga Shqipëria, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, kapet afër PKK Hani i Hotit dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

R. H., 23 vjeç, banues në Durrës,

Policia e Durrësit, gjatë kontrollit në banesat e shtetasve me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka konstatuar se shtetasi R. H., 23 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, nuk ndodhej në banesë. Menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Falë inteligjencës policore është lokalizuar vendndodhja e këtij shtetasi, i cili po afrohej në pikën doganore të Hanit të Hotit, me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit është bërë ndalimi i këtij shtetasi dhe më pas arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.