Durrës – Ndalohet një shtetas anglez, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Bien në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Ndalohet një shtetas anglez, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Bien në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në Sukth, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Ll., 66 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. H., 48 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.