Sekuestrohen një thikë pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.