Durrës – Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

H. K., 30 vjeç dhe F. A., 36 vjeç, të banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.