Durrës – Gjatë 2 muajve të fundit, kreu vjedhje në 3 banesa në qytetin e Durrësit, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari (shtetas nga RMV-ja)

Durrës

Gjatë 2 muajve të fundit, kreu vjedhje në 3 banesa në qytetin e Durrësit, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari (shtetas nga RMV-ja).

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e 3 vjedhjeve në banesa të ndryshme në qytetin e Durrësit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.

Ai u kap në flagrancë teksa vidhte pajisje në një banesë në lagjen nr. 17/1. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datat 04.03.2024 dhe 06.02.2024, ka vjedhur pajisje në 2 banesa të tjera në lagjen nr. 3.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.