Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”.
Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.
Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
– S. B, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë .
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.