Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”

Durrës

Finalizohet nga Stacioni i Policisë Plazh në Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Hija”.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32 vjecari që u kishte marrë me force varëset nga qafa dy pushueseve nga Rumania dhe Kosova.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës,me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varset nga qafa dy shtetaseve nga Rumania dhe Kosova që kishin ardhur per pushime ne Shqiperi, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi I autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Polcisië Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.

Ky shtetas te Shkëmbi i Kavajës i ka marrë me forcë varësen nga qafa një 75 vjeçareje nga Rumania dhe në lagjen nr. 13, i ka marrë me forcë varësen nga qafa një 49 vjeçareje nga Kosova.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.