Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.
Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.
Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobuzit shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur në masën 1.48 mg për litër.
Në përfudnim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjëndje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoia Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që denoncojnë këto rates që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe apelon që cilido që konstaton raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të denoncojnë menjëherë në 112 e Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm, pasi siguria rrugore, është një ndër prioritetet kryesore që ka Policia e Shtetit.