Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
A. V., 19 vjeç dhe D. M., 27 vjeç, banues në Sallmone, Flakë.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur A. V., 14 vjeç dhe E. Ç., 17 vjeç, banues në Sallmone.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 28.03.2020 dhe 21.06.2020, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një shtypshkronjë në pronësi të shtetasit R. Z.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. Gj., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi është konstatuar duke drejtuar motorin tip “Lifan” pa leje drejtimi.
Dh. F., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën tip “Dayang” pa leje drejtimi.
B. D., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
Z. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Vardardhë, Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Ford” dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi M. D., 24 vjeç dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja N. K., 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë organizuar disa pika kontrolli të lëvizshme për kontrollin e automjeteve dhe motoçikletave dhe kanë vendosur 41 masa administrative, për shkelje të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.