Durrës – Bien në prangat e policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe prishën rendin e qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Arrestohet dhe një 44-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, tre shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës të Policisë Durrës, në zbatim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/litër dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, shtetasin K. A., 44 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.