“Bashkërisht të kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë” 👮♂👱♂👱♀👮♀
Nën këtë moto, punonjës të Policisë Rrugore të Durrësit dhe Policimit në Komunitet zhvilluan gjatë ditës së sotme një takim sensibilizues, me nxënësit e klasës së VI të shkollës “Abedin Dino”, në Durrës.
Efektivët e Policisë Rrugore u shpjeguan nxënësve rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, kujdesin që ata duhet të tregojnë kur kalojmë nga njëri kah i rrugës në tjetrin, rëndësinë e respektimit të semaforit në ato vende ku ka të tillë, kalimin në vija të bardha apo mbikalime, dhe në mungesë të tyre duhet të sigurohen që s’ka rrezik, pastaj të kalojnë rrugën.
Punonjësit e Policisë Rrugore, gjatë bisedës me nxënësit u kanë kërkuar atyre që të mos lejojnë prindërit, motrat e vëllezërit apo me këdo që udhëtojnë që të qarkullojnë pa vendosur rripin e sigurimit si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe pasagjerët, të mos drejtojnë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara apo nën ndikimin alkoolit e më keq akoma në gjendje të dehur.
Bashkërisht bëjmë shumë më shumë për sigurinë e jetës në rrugë, pasi respektimi i rregullave dhe denoncimi i shkelësve të tyre në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, sjell parandalim të aksidenteve dhe më shumë siguri për nxënësit e gjithë përdoruesit e rrugës.
Nxënësit u kanë drejtuar punonjësve të Policisë shumë pyetje, për të cilat ata kanë marrë përgjigjet e duhura dhe të kuptueshme për moshën e tyre.
#Siguria_juaj_prioriteti_ynë🚔🚨