Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).
Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).
Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.