Durrës/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Këta specialistë arrestuan dhe shtetasin A. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi në një lokal në lagjen nr.13, ka dhunuar një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendon se ia ka borxh, vëllai i kësaj shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 46 vjeç, banues në fshatin Koxhas, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për plagosje të rëndë me dashje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.