Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin V. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. H., se 46-vjeçari i ka dëmtuar me zjarr disa pemë ulliri dhe bimë frutore.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.