Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Q. S., 42 vjeç, banues në fshatin Alikok, pasi më datë 24.01.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Alikok, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin N. L., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan shtetasin F. A., 54 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 24.01.2025, gjatë një konflikti, ka plagosur me mjet prerës shtetasin P. I., 38 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.