Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
•A. M., 34 vjeç, dhe D. M., 32 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund;
•N. L., 45 vjeç, dhe N. L., 40 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi dyshohen se kanë kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kaninë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedim penal për shtetasin S. F., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë arme gjahu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin I. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një mjet sinjalizues dhe një tabelë sinjalistike si ato që përdor Policia e Shtetit.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin S. S., 49 vjeç, banues në Finiq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.