Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij tregtar në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, u gjetën mallra të ndryshëm (kryesisht detergjentë) të dyshuara të kontrabanduara.
Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. C., 58 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme ndërtimi, në magazinën e një shtetasi, në Delvinë.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në fshatin Panaja, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.