Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit F. B., 33 vjeçe, dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nga hetimet rezulton se më datë 10.01.2025, shtetasja F. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë shtetasin A. M. Ndërkohë, shtetasi A. M., gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme para oficerit të Policisë Gjyqësore, me qëllim fshehjen e rrethanave të vërteta të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedim penal për shtetasin A. Q., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka hedhur inerte në një sipërfaqe toke në fshatin Çukë, Sarandë, në kundërshtim me ligjin.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin e mitur R. S., 17 vjeç, pasi është konstatuar në rrugën “Skënderbeu” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.