Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç dhe I. Ll., 51 vjeçe, të dy banues në Himarë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. S., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. C., 54 vjeç, për të cili nisi gjithashtu procedimi penal pasi dyshohet se ka nxitur fëmijën e tij të mitur, që të godasë me grusht djalin 12-vjeçar të shtetasit E. S.
Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, pasi dyshohet se ka kanosur babanë e tij, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, për ngjarjen aksidentale të datës 09.01.2025, ku dyshohet se shtetasi A. P., 59 vjeç, në gjendje të dehur, është rrëzuar aksidentalisht në një kanal në fshatin Novoselë. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sot, në autostradën “100 Vjetori”, Panaja, shtetasja M. Ç., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. M., 36 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.