Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasin e mitur K. S., 17 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i dy shtetasve të ndaluar më herët nga policia, për vjedhjen me dhunë të një portofoli me një shumë të konsiderueshme parash të një shtetasi 66 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 22.12.2024.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin F. R., 26 vjeç, pasi më datë 24.12.2024, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “1 Maji”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin V. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Metoq, Sarandë, u bë arrestimi për vepren penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e shtetases E. T., 48 vjeçe, e cila dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin N. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Theksojmë se në informacionin praprak inicialet e viktimës janë dhënë si Ll. T., ndërsa pas verifikimeve, inicialet e sakta rezultojnë N. T.
Më datë 25.12.2024, rreth orës 09:30, në fshatin Gjashtë, Sarandë, është gjetur e vetëvarur në banesë nga familjarët shtetasja M. M., 82 vjeçe. Punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë për vlerësimet e mëtejshme.