Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Qeparo, pasi dyshohet se ka depozituar inerte në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar ndotje të mjedisit në fshatin Qeparo.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 23.12.2024, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në rrugën “Janaq Kilica“, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen J. H., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Stacioni i Policisë Selenicë referoi materiale në Prokurori për një ngjarje aksidentale të ndodhur më datë 23.12.2024, në fshatin Armen, ku dyshohet se, për shkaqe teknike në automjet, ka marrë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.