Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin F. M., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një usb nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, 61-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar.
Po ky komisariat arrestoi shtetasit L. I., 19 vjeç, banues në Sarandë, dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2, Sarandë, janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.
Gjithashtu, nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit I. H., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçar.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për shtetasin J. K., pasi dyshohet se ka qenë duke djegur disa mbeturina në pronën e tij në fshatin Kudhës, ku si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe i janë djegur disa koshere bletësh dhe pemë frutore.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin F. A., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ky sektor arrestoi shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin hungarez P. I., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.