Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 30 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Stacioni i Policisë Dhërmi referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin S. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. N., i cili po merr mjekim në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 47 vjeç, pasi në rrugën “Vrinë-Xarrë”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasit F. D. dhe V. Sh., këmbësorë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

-Sot, në vendin e quajtur “Tregu i madh”, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka rënë zjarr në një mobilieri në pronësi të shtetasit E. A. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.