Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin E. L., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit N. P. dhe L. G., pasi dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin italian D. A., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.