Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:
•Dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç, pasi më datë 19.03.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin me fjalë. Gjatë kontrollit, në çantën e 17-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
•Një të mitur, 17 vjeç, pasi më datë 19.03.2025, është konstatuar nga Policia me një përforcues grushti në xhep.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K.R., banues në Dhërmi, pasi më datë 19.03.2025, dyshohet se, për motive të dobëta, ka thyer me gur xhamin e automjetit në pronësi të një të afërmi të tij.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
•O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
•K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.