Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. B., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, 16 dhe 17 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.03.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin R. D., 43 vjeç.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit B. A., 19 vjeç, G. M., 19 vjeç, L. M., 18 vjeç, F. P., 21 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.03.2025, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 05.03.2025, në spital ka marrë mjekim shtetasi i huaj M. S., 50 vjeç, banues në Siri, pasi është vetëdëmtuar në këmbë duke punuar në një anije të ankoruar në Portin e Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.