Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit:
•A. S., 46 vjeç, banues në Panaja, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, në dorë, shtetasin B. Rr., 33 vjeç, banues në fshatin Oshtime;
•S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 62 vjeç, dhe F. C., 47 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasit:
•A. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
•S. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Vlorë/Sot, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar, në pronësi të shtetases M. S. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë, në pronësi të shtetasit M. T. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.