Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. Rr., 67 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh (barnash) pa pullën e Ministrisë së Shëndetësisë, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik ndaluan shtetasin H. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas të mitur, duke e kontaktuar vazhdimisht në rrjetin WhatsApp.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi iu gjet një sasi e vogël kanabisi, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
•L. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
•E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.