Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasin L. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ndaj shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.