Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin V. H., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Konispol, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin D. M., 55 vjeç, banues në Konispol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 25.01.2025, gjatë orëve të para të mëngjesit, në plazhin e fshatit Lukovë, në vendin e quajtur “Shpella”, është djegur plotësisht një objekt i llojit beach-bar, në pronësi të shtetasit J. Ç. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.