Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 14-vjeçar.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 17-vjeçar.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin K. M., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare, dhe se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj;
-shpallën në kërkim shtetasin K. P., 28 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Punohet për kapjen e tij.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar një punonjës të Policisë Rrugore, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.