Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi në automjet dhe në banesë iu gjetën 12 bidonë plastikë, me 55 litra pije alkoolike të ndryshme, pa etiketë dhe pa pullën përkatëse të tregtimit të tyre.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 30 vjeç, pasi iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 48 gramë Cannabis.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin H. Z., 61 vjeç, pasi dyshohet se gjatë transportit të pajisjeve të banesës së shtetases A. T., ka vjedhur disa bizhuteri. Sendet u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasin G. Xh., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
-A. D., 32 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-E. R., 29 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetases S. K..

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
-F. J., 46 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka dhunuar bashkëshorten e tij;
-E. A., 24 vjeç, pasi në automjet iu gjetën një sasi Cannabisi dhe një armë sportive.

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen M. O., 26 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. C., 60 vjeç dhe D. P., 26 vjeç, pasi u kapën duke hedhur në kundërshtim me ligjin, me kamionë, mbetje, në një siperfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.