Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në fshatin Hajmel, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor Hajmel-Vau i Dejës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. P., 57 vjeç, banues në fshatin Hajmel. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 31-vjeçari dhe një 64-vjeçar, pasagjer në motomjet.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për ndalimin e automjetit që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.
Komisariati i Policisë Shkodër:
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 48-vjeçar;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrance duke vjedhur një motomjet;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 31-vjeçar.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., banues në fshatin Demiraj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.