Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin Z. I., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar një ciklomotor pa targa, pa leje drejtimi;
-një 16-vjeçare, pasi motomjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen G. C., 28 vjeçe. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Th., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 39-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., banues në fshatin Ivanaj, dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 58-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.