Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. T., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, duke shkaktuar dëme materiale;

– G. N., 64 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin B. N., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.