Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi u konstatua duke vjedhur motorin e një varke peshkimi në pronësi të shtetasit M. M., 63 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Fshehje e te ardhurave” dhe “Ushtrim i aktivitetit tregtar i pa liçensuar”, pasi ditën e djeshme u konstatua me automjetin furgon pasagjerësh, i pa liçensuar, pa numër NIPTI dhe i pa regjistruar në Institucionet e Tatim Taksave.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ll., 52 vjeç, banues në Pukë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me një sipërfaqe shkëmbore ngjitur me rrugën automobilistike.
Mbrëmjen e djeshme në lagjen “Guerile” është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K., 36 vjeç. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.