Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin Gj. T., 33 vjeç, banues në fshatin Nenshat, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Hajmel.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. C., 41 vjeç, banues në fshatin Nderlysa, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçar, se për motive pronësie, ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve tefefonike, dhe se i ka hequr pa të drejtë, një mjet nga toka e tij;
-E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shtetasi O.P, 24 vjeç, banues në qytet Pukë, ka bërë kallëzim se disa mjete të rënda gjatë punës i kanë dëmtuar rrugën në afërsi të banesës së tij. Materialet u refruan në Prokurori për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë. Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.