Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Bushat-Barbullush”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. H., 24 vjeç. Nga aksidenti është demtuar lehtë 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin që ai administronte, janë gjetur disa mallra për të cilat nuk dispononte faturat përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin L. B., 31 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., banues në fshatin Rranxa, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. D., se ai i ka pushtuar tokën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.